Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka bërë të ditur se profili i tij zyrtar tash e disa ditë është cak i sulmeve kibernetike.
Ai tha se që nga e dita e hënë i është pamundësuar qasja në adresën e tij zyrtare dhe sipas tij kontrollin e faqes tashmë e ka dikush tjetër.
“Si rezultat i kësaj nga e hëna e kaluar mua më është pamundësuar qasja në adresën time zyrtare, dhe me shumë gjasë kontrollin e kësaj faqe tashmë e ka dikush tjetër. Përkundër përpjekjeve të mia ende nuk kam arrit ta rikthej nën kontrollin tim. Sot do i nisi procedurat policore”, ka shkruar Selmanaj.