Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk e ka problemin vetëm me NATO-n.
“Putini qeverisjen në Ukrainë e sheh si rrezik ekzistencia”.
Sipas Hasanit, Putini e ka nisur luftën me Ukrainën pasi pushteti në këtë shtet fqinj rrezatonte antipodin e pushtetit në Rusi dhe Bjellorusi, raporton teve1.info.
“Regjimi që ishte në Ukrainë rrezatonte antipodin e regjimit në Rusi, dhe për pasojë ky ishte rreziku kryesor sepse Putini e dinte që sa më gjatë të vazhdonte Ukraina të armatosej dhe të forcohej ushtarakisht ai regjim pastaj pritej që shumë shpejtë ta afektonte Bjellorusinë, sepse haptazi shihej që regjimi i Lukashenkos (në Bjellorusi) po dridhej dhe për pasojë do dridhej edhe regjimi në Moskë”, tha Hasani. /Gazeta Enigma/