Bastiset klinika e famshme në qendër të Prishtinës

Bastiset klinika e famshme në qendër të Prishtinës

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) është duke e zhvilluar një aksion në Prishtinë bashkë me Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Administratën Tatimore, ka realizuar një bastisje në ordinancën “private “Vatan Med”, shkruan Gazeta Enigma.

Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa ka konfirmuar për Gazetën Enigma se bastisjet janë duke u zhvilluar në dy lokacione.

“Është një aksion i ATK-së më Policinë e Kosovës në dy lokacione të ndara në Prishtinë. Pasi të përfundojë do japim informacione sepse është duke vazhduar dhe mund të ndikojë në proces”, ka thënë Bytyqi- Sefa.

Aksioni, i cili ka filluar mëngjesin e sotëm, është duke vazhduar ende./Gazeta Enimga/

Related Articles