Organizata jo qeveritare “Grupi për Ballkan”, përmes një komunikimi publik kanë njoftuar se ekspertët e jashtëm që do t’i bashkohen Kryeministrit Kurti në dialog me Serbinë.
Emrat e personave të cilët do të jenë pjesë e ekipit negociues, si grup i jashtëm i ekspertëve, do të jenë, Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa, Veton Surroi.
“Së shpejti grupit të ekspertëve, pritet t’i bashkohet edhe Blerim Shala”, thuhet në njoftim.
Këta ekspertë janë angazhuar nga organizata jo qeveritare “Grupi për Ballkan (BPRG)” pas një memorandum bashkëpunimi me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Ambasadën e Norvegjisë të nënshkruar më datën 22 prill të këtij viti, memorandum ky që përcakton modalitetet për angazhimin e ekspertëve të jashtëm për procesin e dialut me Serbinë.
Sipas këtij njoftimi, ky grup vazhdon të ofrojë mbështetje për institucionet e Kosovës.
”Grupi për Ballkan vazhdon të ofrojë mbështetje për institucionet e Republikës së Kosovës në fushat thelbësore të shtet-ndërtimit, për forcimin e institucioneve dhe politikë bërjen, reformat që ndërlidhen me agjendat evropiane, zhvillimin e dialogut me Serbinë dhe bashkëpunimin politik”, thuhet tutje në njoftim.