Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka treguar se pati ofendime nga zv.kryeministri Besnik Bislimi në Kuvend, andaj ai u detyra që të përgjigjet.
Abdixhiku u bë lajm javën e kaluar kur u citua t’i ketë thënë kryeministrit Kurti “që ta lidhë zëvendëskryeministrin”. Këto fjalë ai i tha sa ishte duke mbajtur fjalim në foltore.
I pari i LDK-së thotë se zyrtarët e qeverisë ofendojnë kolegët nga ana e opozitës.
“Më lejoni që të them se gjëja e fundit që dua të mbahem në kujtesë janë përplasje të tilla por ato bëhen të pashmangshme kur ka ofendime të tilla. Kërkoj që cdo përfaqësues i qeverisë, së paku këta që dalin në foltore, të kenë kujdes në fjalor. Nuk toleroj ofendime në foltore ndaj meje, apo kolegëve. Për këtë ju garantoj”, tha ai në T7.
Ai shton se njerëzit e qeverisë në të kaluarën kanë sulmuar objektin e Kuvendit.
“Në një gjendje të tillë pres që të tregojnë respekt, të falsin hapur, të përplasemi me deri dhe në fund të ditës të vendosim me votë të lirë e demokratike. Nuk marr mësime nga njerëz që këtë kuvend e kanë goditur me mjete luftarake, minahedhës. Nuk dua të komentoj më shumë. Nuk do të lejojmë një situatë të tillë. Minimalisht që do të bëjmë është që të ruajmë integritetin tonë”, përfundoi ai.
Kujtojmë se Lumir Abdixhiku një javë më parë në një seancë në Kuvend, kishte thënë se Qeveria Kurti s’po e sheh dot krizën prandaj edhe nuk po gjen zgjidhje.
Mirëpo teksa fliste, Abdixhiku u pengua nga një zë, i cili ishte i zëvendës kryeministrit, Besnik Bislimi.
E që ndikoi që Abdixhiku të bëjë një kërkesë drejt kryeministrit Albin Kurti.
“Kryeministër, të lutem lidhe zv.kryeministrin. Trego respekt minimal në fjalim. Mund ta bëjmë edhe ndryshe por e keni mundësinë këtu në mikrofon në mënyrë tolerante të diskutohet. Lidhe!’’, tha Abdixhiku duke aluduar në Besnik Bislimin.