Autoritet ukrainase: Ka fëmijë të vrarë nga granatimet ruse në një bllok banesash

Autoritet ukrainase: Ka fëmijë të vrarë nga granatimet ruse në një bllok banesash

Tre persona, dy prej tyre fëmijë, janë vrarë nga një sulm në një bllok banesash në qytetin lindor të Rubizhne, tha kreu i autoritetit ushtarak në Luhansk.

“Tragjedia ndodhi në mbrëmje, kur ushtria ruse intensifikoi granatimet. Një predhë shpërtheu në katin e pestë”, tha Serhiy Haidai, duke shtuar se zjarri shpërtheu në një biznes dhe një institucion arsimor.

Rajoni i Luhanskut është një nga objektivat kryesore të ushtrisë ruse, pasi ajo përpiqet të pushtojë zonat lindore që nuk u kapën nga separatistët e mbështetur nga Rusia në luftën që filloi në 2014.

Në fundjavë, Haidai tha se më shumë se 60 civilë ishin vrarë në rajon që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, shkruan BBC.

Një nga qytetet më të goditura është Severodonetsk dhe kreu i ushtrisë rajonale tha se kishte rënë dakord për një korridor evakuimi si për atë qytet ashtu edhe për Rubizhne, por ai paralajmëroi njerëzit që përpiqeshin të largoheshin për rrezikun e bombardimeve të mëtejshme. / Gazeta Enigma.

Related Articles