Haradinaj: Refuzimi i Kurtit për takimin me Vuçiqin në Bruksel është i drejtë

Haradinaj: Refuzimi i Kurtit për takimin me Vuçiqin në Bruksel është i drejtë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Kryeministri Kurti ka refuzuar të marr pjesë në takimin Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

Sipas Haradinajt ky refuzim i Kurtit është i drejtë, duke theksuar se ky takim ishte caktuar nga Borell dhe Vuçiq pa konsultim me palën kosovare.

“Takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës.

Praktika e dakordimit Bruksel – Beograd, duke nxjerrë Kosovën para aktit të kryer, nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosova”, ka shkruar Haradinaj.

Refuzimi i Kryeministrit Kurti të takimit të 11 majit është i drejtë. Ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa…Posted by Ramush Haradinaj on Thursday, April 29, 2021

Related Articles