Mehaj e falënderon Milanoviqin që e propozoi Kosovën për t’u anëtarësuar në NATO

Mehaj e falënderon Milanoviqin që e propozoi Kosovën për t’u anëtarësuar në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka falënderuar presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, i cili ka propozuar që Kosova të integrohet në aleancën transatlantike NATO.

“Ju faleminderit miku ynë i madh! Do të vazhdojmë së bashku me ju, vendin tuaj dhe popullin vëlla kroat në rrugën e prosperitetit dhe mbrojtjes së vlerave euroatlantike të lirisë, demokracisë, duke i shërbyer paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global”.

LEXO EDHE: Samiti në Bruksel, presidenti kroat kërkon që Kosova të pranohet në NATO

“Kosova në NATO”, ka shkruar Mehaj në rrjetin social Facebook./Gazeta Enigma/

Related Articles