Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se për suspendimin e gjyqtares Liliana Stevanoviq e mori vesh nga mediat.
Përmes një video të publikuar në Facebook, Kurti në gjuhën serbe tha se megjithatë Stevanoviq nuk është larguar nga puna, pra ajo është e suspenduar.
“Në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojmë në vendimet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Për suspendimin e gjyqtares Liliana Stevanoviq mora vesh nga mediat, e kjo do të thotë se ajo megjithatë nuk është larguar nga puna.
Unë angazhohem për drejtësi dhe të drejtën, por unë nuk jam kryesues i Këshillit Gjyqësor, e as anëtar”, tha Kurti.
Kujtojmë se KGJK-ja vendosi ta suspendojë kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq e cila mori pjesë në mbledhjen Sigurisë të thirrur nga presidenti Vuçiq. Për pezullimin e saj, Lista Serbe organizoi protesta sot në Mitrovicën e Veriut.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, gjatë protestës që u mbajt në veri të Mitrovicës, ka thënë se nuk do të punojë asnjëri prej tyre që punojnë në institucionet e Kosovës në Veri, derisa të kthehet në punë kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq.