Një 19-vjeçar dyshohet t’i ketë vrarë me thikë dy vajza shqiptare, në Largo të Floridas.
Sipas Departamentit të Policisë në Lagos, i dyshuari i ndoqi viktimat deri në shtëpinë e tyre, ndërsa trupat e pajetë të vajzave shqiptare u gjetën brenda banesës së tyre, e policinë e lajmëroi një fqinj i viktimave, raporton fox13.
Sipas policisë, 19-vjeçari hyri në shtëpinë e viktimave përmes dritares, mori thikën e kuzhinës dhe kreu veprën, duke lënë të vdekura dy vajzat.
Pas ngjarjes tragjike, Sage Gayle Curry, u largua, ku i kërkoi ndihmë një miku të tij, pasi u lëndua edhe vetë gjatë aktit të rëndë.