Komuna e Prishtinës ka hapur konkurs për pranimin e 15 asistentëve në shkollat e kryeqytetit për fëmijë me aftësi të kufizuar.
Prindërit thonë se është dashur shumë më parë të pranohen asistentët, sepse janë shumë të nevojshëm, ashtu siç e thotë edhe drejtoresha e arsimit Besiana Musmurati, ani pse thotë se kryeqytetit i nevojiten më shumë mësues mbështetës./Gazeta Enigma/