Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur i shqetësuar pas deklaratës së homologut të tij amerikan, Joe Biden, se bota duhet të përgatitet për një luftë më të gjatë.
Vuçiq përmendi bisedën e tij të parë me Biden, ku tha se aty e kuptoi se presidenti i ShBA-së ka një ekip që e përgatit jashtëzakonisht mirë dhe se kur ai thotë diçka nuk është e zakonshme, është shprehur Vuçiq për TV Prva.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Biden nga Warshawa në një konferencë për media tha se “duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë përpara nesh”, teksa homologun e tij rus, Vladimir Putin, e quajti gënjeshtar.
“Kjo betejë nuk do të fitohet për disa ditë e as muaj. Në këtë betejë, duhet të kemi mendje të kthjellët”, ka thënë Biden. / Gazeta Enigma.