Cristiano Ronaldo do të humbasë mbi 5 milionë euro bonuse në Man UTD

Cristiano Ronaldo do të humbasë mbi 5 milionë euro bonuse në Man UTD

Cristiano Ronaldo po përballet me humbjen e një bonusi prej pesë milionë funtesh apo rreth gjashtë milionë eurosh me Manchester Unitedin në fund të këtij sezoni.

Portugezi u kthye në Old Trafford verën e kaluar me një kontratë të lidhur me shumë bonuse, për të kompensuar një rënien nga paga e tij prej 750 mijë funtesh në javë që fitonte te Juventus.

Por, 37-vjeçari do të fitojë dukshëm më pak se sa pritej, pasi Djajtë e Kuq mposhtën rivalët Manchester Cityn për nënshkrimin e tij.

Unitedi do të përfundojë pa asnjë trofe për sezonin e pestë radhazi – duke i hequr shumicën e atyre bonuesve.

Sipas mediumit The Sun, Ronaldo besohet se do të kishte fituar rreth 2.5 milionë funte nëse Unitedi do të kishte arritur në finalen e Ligës së Kampionëve në maj.

Fitimi i titullit të parë në Ligën Premier që nga viti 2013 për Unitedin ishte gjithashtu i vlerësuar si bonus me vlerë 1.5 milion funte.

Ndërkohë, eliminimi në të dyja garat e kupave vendase ishte një tjetër goditje dhe humbje bonuesh.

Mungesa e përfundimit në katërshen e parë mund të jetë edhe më shkatërruese për të, duke pasur parasysh se paga e tij bazë te Unitedi është rreth gjysma e shumës që fitonte në Itali te Juventusi.

Megjithatë, Ronaldo do të vazhdojë të shkaktojë një bonus të madh nëse ai përfundon si golashënuesi më i mirë i klubit këtë sezon.

Related Articles