Ndeshja mes Spanjës dhe Shqipërisë mbrëmë u zhvillua në stadiumin “RCDE”, i cili ishte përplot i mbushur me tifozë.
Ndeshjen e fituan spanjollët 2:1, por që ndeshja nuk nisi mjaft mirë.
Në momentin e intonimit të himnit, ai i Shqipërisë u vërshëllye nga tifozët vendas.
E për këtë, gazetari spanjoll, Romero u shpreh tejet i zhgënjyer.
“Nuk mund ta besoj që vërshëllyen himnin e Shqipërisë, jam i shokuar”, u shpreh ai gjatë diskutimit pak para nisjes së ndeshjes.
Ndërkohë që presidenti i gazetës së madhe “AS”, Alfredo Relano duke komentuar ndeshjen dha mendimin e tij gjatë kontaktit në zonë në minutën e 13’ duke deklaruar se ndërhyrja ndaj Cikalleshit ishte penallt