Kombëtarja e Kosovës që tani po drejtohet nga trajneri francez, Alain Giresse të martën do ta zhvillojë ndeshjen e dytë dhe të fundit për muajin mars.
“Dardanët” do të vizitojnë Cyrihun për t’u ndeshur me përfaqësuesen zvicerane në një tjetër test kontrollues.
E një ditë para ndeshjes, tifogrupi i Kombëtares së Kosovës “Dardanët” u kanë bërë thirrje lojtarëve të mos tregojnë asnjë lloj respekti të veçantë për futbollistët zviceranë.
“Dardanët” kanë kërkuar që futbollistët e Kosovës ta trajtojnë këtë ndeshje si gjithë tjerat.
Njoftimi i plotë:
Nesër kombëtarja dardane luan ndaj kombëtares helvetike në kuadër të ndeshjes së dytë miqësore që është në program në këtë grumbullim. Nuk kemi pse të tregojmë asnjë lloj respekti të veçantë për lojtarët zviceranë, andaj lusim lojtarët tonë që ta trajtojnë këtë ndeshje si çdo tjetër, me qëllim që të përgatitemi sa më mirë në kampanjën për ligën e kombeve. Lojtarët që e ndjejnë veten njëmend shtetas kosovarë, do të luajnë me fanellën e Kosovës dhe këtu përfundon diskutimi.
Dardanët distancohen nga lajthitjet tjera. Lusim që ta ruajmë dinjitetin dhe krenarinë tonë.
Gjithashtu, na lejoni të ju njoftojmë se nesër do të grumbullohemi nga ora 12:00 në afërsi të hotelit Renaissance Zurich Toëer, ku është e akomoduar edhe kombëtarja jonë e dashur. Pastaj gjatë pasditës së vonë nga aty do të vazhdojmë së bashku në kortezh drejt stadiumit, i cili gjendet më pak se 1 km nga hoteli në fjalë.
Përpara Dardanë që nuk zgjodhet oportunizmin para përfaqësimit të shtetit të juaj dhe vendin nga keni prindërit dhe origjinën!
Për tjerët s’ka përkrahje e as justifikim.
Ballëhapur, djem!
Përpara Kosovë.