Komentatori, Florim Canolli, refuzoi t’ia përmendte emrin Andi Zeqirit, futbollistit që zgjodhi Zvicrën para Kosovës

Komentatori, Florim Canolli, refuzoi t’ia përmendte emrin Andi Zeqirit, futbollistit që zgjodhi Zvicrën para Kosovës

Komentatori kosovar i Digitalb, Florim Canolli mund të ketë bërë gjestin më të mirë në vitet e fundit – gjatë komentimit të sfidës Zvicër – Kosovë.

Florim Canolli, komentator i futbollit në Digitalb ka zgjedhur një mënyrë unike për ta shprehur pakënaqësinë e tij ndaj mënyrës se si futbollisti, Andi Zeqiri zgjodhi ta përfaqësojë  Zvicrën. 22 vjeçari fillimisht kishte pranuar teorikisht të luajë për Kosovën, por në fund zgjodhi që karrierën e tij ndërkombëtare ta vazhdojë tek kombëtarja helvetike.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1 me 1, por gjatë kohës kur Andi Zeqiri kishte në zotërim topin gjatë ballafaqimit Zvicër-Kosovë, komentatori Florim Canolli i referohej futbollistit si lojtari me numrin 20 dhe jo me emrin e tij ose mbiemrin, siç bëhet zakonisht nga komentatorët e futbollit.

Duket qartazi që komentatori ka vendosur ta bëjë një gjë të tillë për shkak të mënyrës së zgjedhjes së lojtarit dhe jo vendimit të Zeqirit për të luajtur tek Zvicra.

Kujtojmë se tifozët kosovarë kanë qenë mjaft të dëshpëruar dhe të mërzitur njëkohësisht për mënyrën se si ai e zgjodhi Zvicrën për ta përfaqësuar. Kjo gjë u pa edhe sot, pasi “Dardanët” shpalosën një koreografi për Zeqirin në Zurich.

Related Articles