Kau 600 kilogramësh bie në pishinë, shpëtohet nga zjarrfikësit

Kau 600 kilogramësh bie në pishinë, shpëtohet nga zjarrfikësit

Një ka 600 kilogramësh ra në një pishinë, pasi iku nga ferma Devon në Angli.

Tre ekipe zjarrfikësish erdhën për ta shpëtuar gjedhin, duke e ngritur atë me mjete dhe litarë.

Kau tani është ‘i sigurt dhe mirë’, pasi u tërhoq nga pishina duke përdorur një parzmore, raporton DailMail.

Gjedhi ishte zhytur në ujë deri tek qafa, por qëndroi i qetë përderisa zjarrfikësit e shpëtuan atë vonë në errësirë.

Pasi u lirua, kau u transportua me një rimorkio bagëtie në një fermë lokale për t’u çlodhur pas zhytjes së tij.

Related Articles