Dominic Taddeo, një vrasës i mafies së Nju-Jorkut, i cili po vuante dënimin për ekzekutimin e 3 personave dhe plagosjen e 2 të tjerëve, u arratis këtë javë, edhe pse i kishte mbetur edhe më pak se një vit kohë për të qëndruar në qeli.
Sipas zëdhënësit të Zyrës së Burgjeve, Scott Taylor, 64-vjeçari u transferua në shkurt nga burgu i sigurisë së mesme në Sumter, Florida, në një institucion riedukimi në Orlando, ku do të qëndronte deri në shkurt 2023.
Më 28 mars, Taddeo nuk u paraqit në institucion, pasi kishte marrë leje për një takim të autorizuar dhe është shpallur në kërkim.
Taddeo ishte dënuar edhe për vepra të tjera penale dhe qëndronte në burg prej vitit 1992. Sipas dokumenteve të vjetra të gjyqit, të siguruara nga CNN, Taddeo kishte pranuar se ishte paguar nga Cosa Nostra në Roçester, Nju-Jork, për të vrarë disa persona, në disa raste edhe pjesëtarë të vetë organizatës, apo klaneve rivale.
Sipas dokumenteve të FBI, mafia siciliane ka nisur veprimtarinë e saj në Nju-Jork në vitet 1920.