Kryetari i Alternativës Demokratike Shqiptare, Shqiprim Arifi, përveç listës për deputetë, ai ka votuar edhe listën për presidentin e Serbisë.
“Te japim një mesazh kundrejt Beogradit e Serbisë që edhe pse na diskriminoni, edhe pse na keni shkelur qe 20 vite dhe edhe pse na keni pasivizuar ne dalim dhe votojmë dhe tregojmë artin e luftës ndaj kësaj dukurie”, tha Arifi pas votimit.
Ndërsa kandidati për deputet Shaip Kamberi i pyetur nga RTK se pse nuk votoi për kandidatin për president tha se mjerisht Serbia nuk ka asnjë kandidat për president që ka pasur ofertë për shqiptarët. “ne jemi orientuar që të votojmë vetëm për zgjedhjet parlamentare, aty ku kemi kandidatët tanë, por jo edhe për zgjedhjet presidenciale”, ka thënë Kamberi./Gazeta Enigma/