Ambasadori gjerman dhe francez vizitojnë Merdaren, e lavdërojnë Kosovën për menaxhimin e situatës

Ambasadori gjerman dhe francez vizitojnë Merdaren, e lavdërojnë Kosovën për menaxhimin e situatës

Me rastin e ditës së zgjedhjeve parlamentare në Serbi, të dielën, Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, bashkë me ambasadoren franceze, Marie-Christine Butel e kanë vizituar pikëkalimin kufitar me Serbinë në Merdar, raporton Gazeta “Enigma”.

Rohde tha se vënë re bashkëpunim midis autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Serbisë për t’ua mundësuar serbëve ta kalojnë kufirin pa vështirësi, pasi ata të organizuar kanë shkuar për të votuar në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që po mbahen atje.

“E vizituam pikën kufitare në Merdar së bashku me ambasadoren e Francës në Kosovë, Butel. Pamë bashkëpunim të mirë: 4 korsi funksionale në të dyja anët. Dëgjoj se Kosova – siç është premtuar – ka shtuar personelin në pikat përkatëse kufitare për të mundësuar kalime të qeta kufitare, në mënyrë që votuesit me të drejtë vote të mund të cotojnë”, ka shkruar Rohde.

Policia e Kosovës në mëngjes se situata është e qetë dhe stabile në aspektin e sigurisë.

“Pritjet janë shkaktuar në dalje nga Kosova drejt Serbisë në dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, si pasojë e qarkullimit të shtuar të automjeteve në këto dy pika kufitare, si pasojë e punës së ngadalësuar nga autoritet serbe duke aplikuar hyrjen vetëm me një korsi si dhe aplikimit të procedurave të stikersave”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related Articles