Udhëheqësi i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Pavle Grboviq, i cili u sulmua këtë të diel në Nova Galenika, tha se sulmuesit ndodhen në ambientet e bordit lokal të Partisë Progresive Serbe të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Grboviq tha se policia nuk duhet të hyjë dhe t’i identifikojë ata.
Ai u ndesh me disa djem, të cilët, siç tha ai, kanë pasur me vete një listë zgjedhore.
Siç raporton gazetari i N1, në vendin e sulmit po qëndrojnë dy automjete të policisë, si dhe disa inspektorë.
“Anëtarët e MUP-it janë duke punuar intensivisht për zbardhjen e të gjitha rrethanave të incidentit në Zemun, para objektit të komitetit lokal të SNS-së, në të cilin ka marrë pjesë edhe kryetari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Pavle Grboviq”, tha MUP-i serb në një njoftim./Gazeta Enigma/