Dhjetëra banorë serbë të Gorazhdecit të Pejës udhëtuan të dielën me një autobus e disa vetura private për të votuar në Serbi.
Ani pse shkuan me dhjetëra, dikujt i mbeti hatri që nuk dëgjoi për organizimin.
“Do të kisha shku, por me mundësi që të kthehemi shpejt”, tha Svetisllav Simonoviq.
Kishte edhe të tillë, që me qejf nuk shkuan.
Ky fshat, numëron rreth 500 banorë serbë./Gazeta Enigma/