Stafit administrativ të Lipjanit do i bashkohen edhe asamblistët në pushimin që do të organizojnë në Shqipëri.
Pushteti lokal për ketë ekskursion do ti ndaj 8 mijë euro.
Këtë udhëtim po e bojkotojnë Partia Demokratike e Kosovës.
Arsyetim e kanë gjendjen e rëndë ekonomike në vend.
Udhëtimi pritet të bëhet pas muajit të Ramazanit, por që vendi se ku do të qëndrojnë ende nuk është caktuar.
Ndërsa vitin e kaluar komuna kishte ndarë një buxhet prej 2 mijë euro./Gazeta Enigma/