KOSTT për muajin janar dhe shkurt ka paguar rreth 13 milionë euro për rrymën që shpenzuan qytetarët serb në katër komunat e veriut në Kosovë.
Kjo po bënë që KOSTT të jetë para kolapsit financiar.
Kështu të paktën njoftoi zëdhënësja e kësaj kompanie, Zana Bajrami Rama, që sipas saj situata e pazgjidhur në pjesën veriore të vendit si dhe obligimet e pashlyera të palëve të treta ndaj KOSTT, ka bërë që gjendja financiare të jetë jashtëzakonisht e rënduar.
Për ketë opozita po i lë fajin qeverisë.
Gjatë vitit 2021 KOSTT pagoi 41 milionë euro./Gazeta Enigma/