Ministria ruse e Mbrojtjes ka mohuar akuzat e Ukrainës për vrasjet masive në qytetin e Buchas, në rajonin e Kievit.
Fotot e shpërndara gjerësisht, të cilat tregonin masakër me njerëz të vrartë e të hedhur në rrugë pas largimit të trupave pushtuese, Rusia i ka quajtur provokim nga Kievi.
“Të gjitha fotot dhe videot e publikuara nga regjimi i Kievit që dyshohet se dëshmojnë për disa ‘krime’ të kryera nga ushtarakët rusë në qytetin Bucha në rajonin e Kievit janë një provokim tjetër”.
“Gjatë kohës që ky vend ishte nën kontrollin e forcave të armatosura ruse, asnjë banor i vetëm vendas nuk ka pësuar ndonjë veprim të dhunshëm. Ushtarët rusë dorëzuan dhe shpërndanë 452 ton ndihma humanitare për civilët në Oblastin e Kievit”.
“Kur qyteti nën kontrollin e forcave të armatosura ruse dhe aq më tepër më pas, deri më sot, vendasit në Bucha ishin në gjendje të lëviznin lirshëm nëpër qytet dhe të përdornin rrjetin celular”.
“Daljet nga Buça nuk ishin të bllokuara. Të gjithë banorët vendas mundën të largoheshin lirshëm nga qyteti në drejtim të veriut, duke përfshirë edhe Republikën e Bjellorusisë.”, thuhet në deklaratën e cituar nga Skynews.
Imazhet e mbi 300 civilëve të vrarë në qytetin Bucha, në veriperëndim të Kievit, kanë tronditur botën. Ukraina dhe vendet perëndimore akuzuan ushtrinë ruse për krime lufte, pas zbulimit të varreve masive dhe civilëve të ekzekutuar, duke nxitur veprime në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë./Gazeta Enigma/