Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit B. K., i cili ka kryer dy vepra penale.
Trupi gjykues të akuzuarin B. K. ka shpall fajtor, duke i shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 1 vit e gjashtë muaj burgim, ndërsa për veprën e dytë i ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej katër muaj burgim. Gjithashtu të akuzuarit në fjalë, i konfiskohen armët të llojit “Baikal” dhe “Bereta”.
Sipas aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Gjilan, i akuzuari me datë 17.09.2020, rreth orës 19:30 minuta, në fshatin Malishevë të Komunës së Gjilanit, për shkak të një mosmarrëveshje, me armë zjarri i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit H. M., si dhe ka rrezikuar jetën e personit, tani të dëmtuarit D. M. Fillimisht të dëmtuarit kishin shkuar tek shtëpia e E. H. (vëlla i të akuzuarit), për ta kërkuar të njëjtin, ashtu që me të parë gjendjen e tenisonuar, i akuzuari B. K., nga shtëpia e tij merr pushkën e gjuetisë të markës “Bereta” dhe nga një distancë rreth 15 metra, ka shtënë në drejtim të dëmtuarit H. K., dhe predhat e kanë goditur në shputën e këmbës së djathtë si dhe shputën e këmbës së majtë, duke i shkaktuar thyerje të kockave të shputës së majtë, në atë mënyrë që i shkakton lëndime të rënda trupore.
Të akuzuarit B.K policia e Kosovës i ka konfiskuar edhe armët e llojit ‘Baikal’ dhe ‘Bereta’.
Palët kanë të drejt ankimi në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.