Rusia po akuzohet për kryerjen e një gjenocidi në qytezën e Buçës, në veriperëndim të kryeqytetit të Ukrainës.
Trupat e pajetë të civilëve janë parë nëpër rrugë, teksa trupat ukrainase merrnin pozicionet në periferi të Kievit, pas një zmbrapsjeje të rusëve.
Ndryshe, kryetari i Buçës, Anatoliy Fedoruk, ka thënë se rreth 300 vendës janë vrarë gjatë okupimit nga forcat ruse dhe se shumica prej tyre janë hedhur në një varrezë masive.