Këto janë masat që Haradinaj ia propozon Qeverisë për rishikim të buxhetit të Kosovës për këtë vit

Këto janë masat që Haradinaj ia propozon Qeverisë për rishikim të buxhetit të Kosovës për këtë vit

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një konference për media kërkon rishikim urgjent të buxhetit të vendit për këtë vit.

Ai tha se ekzistojnë praktika të tilla të rishikimit të buxhetit përpara mesit të vitit.

Haradinaj tha se AAK-ja e ka analizuar situatën, dhe sipas tyre “kanë ndryshuar të gjitha parashikimet në të cilat është bazuar ky buxhet”.

Ai ndër të tjera përmendi inflacionin dhe rritjen e çmimeve, ndërsa përmendi disa propozime për Qeverinë në lidhje me masat që duhet të ndërmerren.

“Ne i propozojmë Qeverisë që të parasheh disa instrumente me të cilat do të ndërhyjë në krizën financiare në vend. Ekziston mundësia dhe është reale heqja e TVSH-së për artikujt bazë ushqimorë për 3 muaj dhe për t’u rivlerësuar”, tha ai.

Po ashtu, Haradinaj tha se edhe çështja e akcizës për naftën duhet të vlerësohet nga Ekzekutivi, pasi tha se ajo ndikon në rritjen e çmimit të naftës dhe të produkteve tjera.

Related Articles