Ish-kapiteni i kombëtares së ragbit të Ukrainës, Oleksiy Cibko, u vra gjatë një sulmi nga ushtria ruse.
Ai u vra në mbrojtjen e qytetit Smelna gjatë një prej sulmeve ruse.
Cibko ishte figurë udhëheqëse në ragbi.
Pasi u tërhoq nga loja aktive në ragbi, mori detyrën si president i Federatës së Ragbit të Ukrainës në periudhën 2003-2005.
Pastaj u bë kryetar i komunës së Smelna nga viti 2015-2018./Gazeta Enigma/