Këshilli i BE-së jep 3.5 miliardë euro për shtetet që strehojnë refugjatët

Këshilli i BE-së jep 3.5 miliardë euro për shtetet që strehojnë refugjatët

Ambasadorët e vendeve anëtare në Bashkimin Evropian kanë miratuar një propozim që u lejon vendeve anëtare akses të menjëhershëm në më shumë fonde fillestare nën React-Eu.

Fondet do të shkojnë për të thjeshtuar nevojat bazë të refugjatëve nga Ukraina.

Këtë vit, për këto fonde do të disbursohen 3.5 miliardë euro shtesë dhe shuma më e lartë do t’u paguhet vendeve që pranojnë numrin më të madh të refugjatëve, si në tranzit ashtu edhe si destinacion përfundimtar. /Gazeta Enigma.

Related Articles