Arrestohet në Gjilan një person i kërkuar nga Interpoli

Gjatë një operacioni të kryer nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan është arrestuar një person me inicialet A.A., (1973 ) shqiptar shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore.

Për të arrestuarin kishte edhe urdhërarrst ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli.

“Pas arrestimit të njëjtit i është kontrolluar vendqëndrimi i përkohshëm në qytetin e Gjilanit dhe me pas i njëjti është sjellë në ambientet e Drejtorisë Rajonale në Gjilan dhe pas njoftimit mbi arsyen e arrestit dhe të drejtat e personit të arrestuar, i njëjti me vendim te prokurorit të shtetit nga prokuroria themelore në Gjilan është ndaluar për 48 orë. Rasti do ti referohet Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Gjilan për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Enigma/

Related Articles