Ministrja Haxhiu deklaron se do të fillojnë me ndryshimet në sistemin e drejtësisë

Ministrja Haxhiu deklaron se do të fillojnë me ndryshimet në sistemin e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim ambasadoren e Holandës, Carin Lobbezoo.

Ministrja ka prezantuar planin e saj për reformat në drejtësi ku procesi i vetingut është cilësuar si një ndër hapat më të rëndësishëm në reformimin e sistemit të drejtësisë. Kurse ambasadorja është zotuar se do të ofrojë ndihmë në ekspertizë.

Ministrja Haxhiu ka deklaruar se rishikimi funksional i drejtësisë do të ndodh dhe se ata do të takohen edhe me Këshillin Gjyqësor dhe me Këshillin Prokurorial si dhe me Akademinë e Drejtësisë për të siguruar që janë të informuar dhe për t’u pajtuar me ndryshimet që do të vijnë pas komenteve të cilat do të adresohen.

Poashtu në këtë takim është adresuar edhe nevoja për veprimet institucionale kundrejt dhunës në familje. Ministrja Haxhiu ka deklaruar se një reformim i thellë në drejtësi nënkupton edhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje me një seriozitet të shtuar.

Ambasadorja u njoftua më shumë edhe rreth votimit të draft-konceptit për konfiskimin e pasurisë së pajustikueshme.

Poashtu vëmendje të veçantë i është kushtuar temës së themelimit të Institutit për Krimet e Kryera gjatë luftës në Kosovë, si nevojë e domosdoshme  që Republika e Kosovës ta ketë një institucion të tillë ku adresohen krimet e kryera gjatë luftës së fundit, ndonëse kanë kaluar më shumë se dy dekada prej përfundimit të saj”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim, ministrja po ashtu theksoi se me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit adresoi nevojën e nisjen së negociatave për lidhjen e marrëveshjeve për Ndihmë Juridike të Ndërsjellët ne Çështje Penale, për Ekstradim dhe atë për Zbatimin e Ndërsjellë të Aktgjykimeve në Çështjet Penale si dhe nevojën për anëtarësimin e Kosovës në Konventën e Hagës.

Në një përshëndetje shumë miqësore të dy palët u shprehën të gatshme të takohen që temat e diskutuara të marrin formën dhe drejtimin më të mirë të mundshëm, në realizim të aspiratave të Qeverisë së Republikës së Kosovë.

Related Articles