Kryetari i Sindikatës së KEK-ut e ka një kusht për Kurtin, përndryshe thotë se s’do të jet më në parlament

Kryetari i Sindikatës së KEK-ut e ka një kusht për Kurtin, përndryshe thotë se s’do të jet më në parlament

Kryetari i Sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica, ka kërkuar nga qeveria që t’i kenë pas 14 viteve Ligjin e Punës, marrëveshjen kolektive, sigurimet shëndetësore e Ligjin për Paga.

Ai tha se ngritja e pagave për të gjithë të punësuarit në Kosovës duhet të ndodh, sepse rritja e çmimeve ka ndodhur për shkak të Kurtit, teksa e paralajmëroi kreun e qeverisë se nëse nuk orientohet nga punëtorët, atëherë nuk do të jetë më në parlament.

“Prandaj, këta punëtorë që janë sot, janë në mënyrë simbolike por nesër nëse s’ndodh plotësimi i kërkesave, do të jemi shumë më shumë këtu”, është shprehur Llumnica.

Related Articles