Mbi 300 fëmijë largohen nga Kosova (VIDEO)

Mbi 300 fëmijë largohen nga Kosova (VIDEO)

Në shkollën “Migjeni” në Mitrovicë, 17 nxënës janë larguar nga Kosova vetëm gjatë këtij viti.

Rubrika e saj në ditar mbeti e paplotësuar. Kjo nxënëse, njëjtë sikur shtatëmbëdhjetë të tjerë, u larguan këtë vit nga shkolla “Migjeni” në Mitrovicë.

Secili prej tyre ka marrë rrugë drejt vendeve perëndimore, duke braktisur vendlindjen. Largimi i nxënësve nga shkolla, për shkak se largohen nga Kosova, është shndërruar në fenomen në këtë shkollë.

E vendi në të cilin nxënësit nga komuna e Mitrovicës po shkojnë, është Finlanda.

Krejt kjo po ndikon edhe në cilësinë e mësimit. Por, këto raste nuk janë të kufizuara vetëm në Mitrovicë.  Largimi i nxënësve nga Kosova është shndërruar në fenomen edhe nëpër komuna të tjera.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, vetëm deri tani në këtë vit shkollor, janë larguar 383 nxënës.

Ndërsa, në vitin e kaluar, numri i nxënësve të arsimit parauniversitar, të cilët janë larguar nga Kosova, është 797.

Mirëpo numri i fëmijëve që ndjekin mësimin në institucione edukativo-arsimore në Kosovë, ka rënë ndër vite.

Momentalisht, në Kosovë janë 327 mijë e 676 nxënës.

Ndërkaq para pesë vitesh, ishin mbi 365 mijë nxënës.

Kësisoj, mbi 30 mijë persona më pak, vijojnë arsimin parauniversitar në Kosovë, përgjatë këtyre viteve.

Krahasuar me vitin e kaluar, janë mbi 7000 nxënës më pak në tërë vendin.

VIDEO

Related Articles