Ekskluzive: Në këtë stadium luhet ndeshja mes Prishtinës dhe Malishevës

Ekskluzive: Në këtë stadium luhet ndeshja mes Prishtinës dhe Malishevës

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të.

Në kuadër të kësaj jave spikasin shumë ndeshje interesante.

Njëra ndër ta është ballafaqimi mes Prishtinës dhe Malishevës.

Gazeta Enigma ka mësuar ekskluzivisht se kjo ndeshje do zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” të Skenderajt të dielën në ora 13:30.

Kujtojmë që Prishtina renditet në vendin e 5-të me 35 pikë të grumbulluara, kurse Malisheva zë vendin e 7-të me 34 pikë të mbledhura.

/Gazeta Enigma/

Related Articles