Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes në lagjen “Vetrnik” në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur më 8 prill rreth orës 19:30.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti është duke u hetuar, raporton Gazeta Enigma.
“Veterrnik, Prishtinë 08.04.2022 – 19:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë jashtë veturës, një i dyshuar (deri më tani i panjohur) nga vetura ia ka vjedhur një çantë në të cilën i kishte dokumentet personale dhe tetë mijë euro para të gatshme”, thuhet në raport./GAZETA ENIGMA/