Më 27 mars rreth orës 11:15 në fshatin Celinë të Rahovecit kishte ndodhur një aksident trafiku, me ç’rast një person kishte marrë lëndime të rënda trupore.
Policia ka njoftuar se personi që ishte lënduar në këtë aksident ka vdekur mesditën e së premtes.
Më vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoninë e varrit, njofton Gazeta Enigma.
“Fsh. Celinë, Rahovec 27.03.2022 – 11:15. Me 08.04.2022 është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte i lënduar në aksident trafiku, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u është liruar familjarëve për ceremoninë e varrimit”, thuhet në raportin e24-orësh të policisë.