I mituri nga Peja sulmon me thikë një person

I mituri nga Peja sulmon me thikë një person

Një i mitur nga Peja ka sulmuar me thikë një person duke e goditur në dorë dhe në këmbë, shkruan Gazeta Enigma.

Këtij të fundit iu është ofruar trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, nën dyshimin se me thikë ka sulmuar viktimën mashkull  kosovar duke e goditur në dorë dhe në këmbë duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor”, njofton policia./GAZETA ENIGMA/

Related Articles