Syfyri në konvikte, refuzohet kërkesa e studentëve, QS zotohet për një zgjidhje (VIDEO)

Syfyri në konvikte, refuzohet kërkesa e studentëve, QS zotohet për një zgjidhje (VIDEO)

Drejtori i Qendrës së Studentëve Fatmir Sfishta, thotë se arsyeja e refuzimit të kërkesës së studentëve që servimi për syfyr të hapet është sepse rregulloret e brendshme të QS-së nuk e lejojnë një kërkesë të tillë

Lëvizjen e kanë të lejuar deri në ora 12 të natës.

E me fillimin e muajit të Ramazanit, servimi i ushqimit për syfyr në mensën e studentëve është e mbyllur, si dhe përgatitja brenda konvikteve është pothuajse e pamundur.

Për këtë, ditë më parë njëri nga studentët që banon në këtë qendër, mori iniciativë për ta bërë një zgjidhje.

Të gatshëm për të ndihmuar u treguan shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”.

Por, përkundër kësaj, zgjidhja nuk u bë dhe Sopaj tregon se ku ishte problemi.

E refuzimin e një kërkese të tillë e ka arsyetuar drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta.

Megjithatë, ai zotohet se shumë shpejt do të bëhet një zgjidhje për servimin e ushqimit gjatë kohës së syfyrit.

Studentët banues në Qendrën Studentore kanë paralajmëruar protesta në rast se nuk gjendet ndonjë alternativë e këtij problemi.

VIDEO

Related Articles