Sport Club “Gjilani” ka shënuar fitore të thellë ndaj Drenicës në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.
“Kuqebardhët” triumfuan me rezultatin 5-0 ndaj “kuqezinjve”, shkruan Gazeta Enigma.
Golat për gjilanasit i realizuan Keita Razak, Donjet Shkodra, Blerim Krasniqi, Gerhard Progni dhe Shkëlzen Lushtaku i Drenicës i cili shënoi në portën e gabuar.
Kjo fitore vjen pas humbjes zyrtare 0:3 në tavolinë nga Ballkani pas incidentit të tifozëve në Gjilan.
Megjithatë, trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi që njihet për postimet dhe deklaratat interesante, thotë se skuadra e tij ka “24 ndeshje pa humbje” dhe është “skuadra më e dëmtuar” në Superligë.
Postimi i plotë i Munishit në “Facebook”:
“24 ndeshje pa humbje …
Rezultati me i thell ne 20 vitet e fundit dhe ni gol i anuluar pa te drejtë.
Ekipi me i demtuar ne Superlig
Forca Gjilani
Forca Skiftera
/Gazeta Enigma/