Prishtina fiton dramën kundër Malishevës në fund të ndeshjes

Prishtina fiton dramën kundër Malishevës në fund të ndeshjes

Prishtina ka shënuar fitore të madhe në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.

“Bardhekaltrit” triumfuan me mjaftë vështirësit 3:2 kundër Malishevës në takimin e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Mërgim Pefqeli kapi serinë e golave në minutën e 45-të duke e kaluar në avantazh Malishevën.

Rezultati u barazua në minutën e 59-të nga Mankenda, ndërkohë përmbysjen për Prishtinën e solli Kryeziu dhjetë minuta më vonë.

Malisheva barazoi sërish me anë të kapitenit Kryeziu në minutën e 76-të.

Fitoren Prishtinës ia siguroi sulmuesi Oto John në minutën e 89-të të takimit.

Prishtina me këtë fitore ndodhet në vendin e pestë me 38 pikë, Malisheva ka katër pikë më pak në pozitën e shtatë.

Related Articles