Prishtina ka shënuar fitore të madhe në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.
“Bardhekaltrit” triumfuan me mjaftë vështirësit 3:2 kundër Malishevës në takimin e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Pas kësaj fitoreje ka folur kryetrajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq i cili ka thënë se skuadra e tij synon vendin e katërt në tabelë.
“Në pushim kemi bërë disa ndryshime dhe kjo solli efektin e pritur. Të enjten kemi pasur ndeshje për Kupë dhe është dashur të kombinojmë”.
“Synojmë pozitën e katërt, që nëse eventualisht nuk ec në Kupë dhe Drita e fiton Kupën, ne të dalim në Evropë prej kësaj pozite”, ka thënë Ibrakoviq për Art Sport.