Presidenti amerikan, Joe Biden, i shprehu ngushëllime kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për ngjarjen që ka ndodhur gjatë një kremtimi fetar në malin Meron, ku vdiqën të paktën 45 persona.
“Vdekja midis pelegrinëve që praktikuan besimin e tyre është tronditëse”, u shpreh Biden.
“Unë e kam udhëzuar ekipin, në mënyrë që të ofrojmë ndihmën tonë për qeverinë si dhe për popullin e Izraelit”, ka potencuar presidenti amerikan.
Rreth 150 njerëz gjithashtu pësuan lëndime në festivalin Lag B’Omer, kur njerëzit u bllokuan në një vendkalim të mbipopulluar.
Si rrjedhojë, familjet në Izrael kanë filluar tanimë me varrosjen e të dashurve të tyre.
Njëherit për këtë ngjarje, Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, premtoi se një hetim do të siguronte që një tragjedi e tillë të mos ndodhë më.