Më shumë se 4.5 milionë refugjatë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, sipas agjencisë së refugjatëve të Kombeve të Bashkuara (UNHCR).
Me anë të një reagimi thuhet se Evropa nuk ka pasë asnjëherë numër më të madh të refugjatëve se sa ky që nga Lufta e Dytë Botërore.
90 përqind e atyre që kanë ikur janë gra dhe fëmijë, pasi shumica e burrave të moshës 18 deri në 60 vjeç nuk lejohen të largohen nga Ukraina, pasi duhet të qëndrojnë dhe t’i bashkohen rezistencës, shkruan BBC.