Le Pen po e rrezikon postin e presidentit, Emanuel Macronit (VIDEO)

Le Pen po e rrezikon postin e presidentit, Emanuel Macronit (VIDEO)

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili po kërkon një mandat tjetër pesëvjeçar, së bashku më gruan e tij u panë në një qendër të votimit në Francë.

Ai falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje.

”Ajo që është jetike është që njerëzit të shkojnë të votojnë. Dhe mendoj se është shumë e rëndësishme sepse kështu zgjedhim drejtimin tonë. Dhe unë ju përgëzoj që dolët”.

Votën e hodhi edhe kundërshtarja e tij, kandidatja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, duke u shprehur se këto zgjedhje mund ta përcaktojnë Francën edhe në 50 vitet e ardhshme.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kishin 48 milionë francezë, ndërsa ishin 12 kandidatë. Dy kandidatët kryesorë në raundin e parë të së dielës kualifikohen për balotazhin e 24 prillit./Gazeta Enigma/

Related Articles