Alexander Isak shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për Sociedadin kundër Elches, por goli i tij u anulua për shkak se e ekzekutoi 11 metërshin gabimisht.
Elche kaloi në avantazh që në minutën e tretë, ndërsa 15 minuta më vonë Isak pati një shans për të barazuar nga penalltia. Ai mori topin dhe më pas ndaloi për gati një sekondë për të parë se ku do të hidhej portieri, kështu që e dërgoi topin në anën tjetër. Duke qenë se një ndalesë e tillë nuk lejohet, arbitri ia anuloi golin, ua dha topin lojtarëve të Elches dhe Isaku mori karton të verdhë.
Në fund, lëvizja e tij e shëmtuar nuk i kushtoi Sociedadit sepse klubi nga San Sebastian e ktheu rezultatin me golat e Sorloth dhe Le Normando.