Gazetari polak lanson “bombën”: Lewandowski ka marrëveshje me Barcelonën

Gazetari polak lanson “bombën”: Lewandowski ka marrëveshje me Barcelonën

E ardhmja e sulmuesit polak, Robert Lewandowskit është ndër temat më të përfolura në mediat ndërkombëtare.

Kontrata e polakut me Bayern Munichun skadon në verën e këtij viti, ndërsa do të mbetet lojtar i lirë.

Gazetari polak, Sebastian Staszewski ka raportuar se 33-vjeçari ka arritur marrëveshje me Barcelonën.

Sipas tij, futbollisti i lindur në Varshavë ka marrëveshje trevjeçare me “katalunasit”.

Staszewski në raportimin e tij përmendi edhe tri klubet e tjera të interesuara për Lewandowskin e të cilat ishin: PSG, Manchester City dhe Liverpool.

“Është e vërtetë. Robert Lewandowski i ka dhënë fjalën Barcelonës. Mësova se është arritur një marrëveshje, do të lidhej një kontratë shumëmilionëshe për tri vjet. Kishte edhe tre oferta specifike: PSG, ManCity dhe Liverpool”, ka shkruar gazetari polak në llogarinë e tij në Twitter.

Related Articles