17 vjeçari shqiptar digjet brenda makinës në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi.

Një automjet me katër të rinj shqiptarë është përfshirë në aksident.

Si pasojë e përplasjes, vetura ka shpërthyer në flakë, ndërsa brenda kabinës ka mbetur një 17-vjeçar, i cili s’ka mundur të dalë në kohë, shkruan Abcnews.al.

Sipas raportimeve vetura ishte duke lëvizur në zonën e Lassi, në drejtim të Platis Gialos.

Dëshmitarëve thanë se mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe, kur është përmbysur dhe është përplasur me shtyllat e vendosura në trotuar.

Policia Rrugore e Argostolit ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje tragjike.

Pasagjerët e tjerë të mjetit janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar vetëm lëndime të lehta. / Gazeta Enigma.

Related Articles