Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani.
Ai është takuar me kryetaren e Bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey, dhe do të vazhdojë me një sërë takimesh të tjera të rëndësishme, si dhe vizita në mjediset e disa prej kompanive të mirënjohura në Evropë.
Pas takimit me Giffey, Ramës i ndodhi ‘e papritura’ në rrugët e Berlinit.
Një burrë gjerman ka vrapuar pas kryeministri shqiptar, për t’i kërkuar autografin pasi në duar mbante punimet e tij artistike.
“Ai momenti kur të bërtet gjermani nga larg dhe ti kujton se po të shan ndonjë i racës tënde”, ka shkruar Rama me shaka duke publikuar edhe disa fotografi në profilin e tij në Facebook./Gazeta Enigma/