Kancelari austriak thotë se bisedimet me Putinin ishin “shumë të drejtpërdrejta, të hapura dhe të vështira”

Kancelari austriak thotë se bisedimet me Putinin ishin “shumë të drejtpërdrejta, të hapura dhe të vështira”

Kancelari austriak, Karl Nehammer, pas takimit me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, tha që pati bisedime “shumë të drejtpërdrejta, të hapura dhe të vështira” me të.

Ndryshe Nehammer ka shprehur solidaritetin me Ukrainën dhe ka denoncuar krimet e luftës ruse, ndërsa qeveria e tij i është bashkuar vendeve të tjera të BE-së në dëbimin e diplomatëve rusë, raporton Reuters.

“Nuk  ishte një vizitë shumë miqësor”, tha Nehammer në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij menjëherë pas takimit në rezidencën zyrtare të Putinit në Novo-Ogaryovo jashtë Moskës.

Derisa një zëdhënës i Nehammer tha se takimi zgjati 75 minuta, që është sipas tij “takim relativisht i shkurtër për standardet e Putinit”.

“Mesazhi më i rëndësishëm që ia dhashë Putinit ishte se kjo luftë duhet të përfundojë më në fund, sepse në një luftë ka vetëm humbës nga të dyja palët”, tha ai në deklaratë./Gazeta Enigma/

Related Articles